75 Mall Live Search
08:59 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / F.R

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Përveç njësive relevante policore, në intervenim kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit, të cilët, në prani të familjarëve, kanë hapur me forcë derën e banesës ku është gjetur viktima.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

HETIM I VDEKJES

Prizren  12.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/