Një person gjendet pa shenja jete në Kaçanik, policia jep detaje
Një person i cili ishte duke jetuar i vetëm është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Sipas raportit 24-të orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në fshatin Soponicë në Kaçanik .
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku, edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/

