Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

Një rast i dyshimtë vdekjeje është regjistruar në qytetin e Prizrenit, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga një qytetar, i cili më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet janë duke vazhduar nga policia./IndeksOnline/