Një person gjuan me armë nga vetura katër të tjerë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Agim Shala” në Prizren mbrëmë është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga vetura.
“Katër viktima meshkuj K/Shqiptarë kanë njoftuar në Polici se kanë qenë të rrezikuar nga i dyshimti mashkull K/shqiptar i cili nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave dhe ka ikur. Si pasojë e gjuajtjes ishte konflikti i mëhershëm në mes tyre”, thuhet në raport.
Njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë hasur një predhë të kalibrit të panjohur, i dyshuari është në arrati. /Indeksonline/