75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Z S

Një person humb jetën në aksident trafiku, shqiptohen mbi 2 mijë gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit gjatë ditës së fundit është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ku një person ka humbur jetën.

Sipas statistikave zyrtare, janë evidentuar edhe 25 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 27 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu  policia ka shqiptuar gjithsej 2,065 tiketa trafiku ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona. Prej tyre, 10 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.