75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / Z S

Një person i lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 06:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritashme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal./Indeksonline/