23:31 / E Hënë, 15 Prill 2019

Një person i lënduar në Paris te katedralja “Notre Dame”

Policia franceze ka raportuar që një zjarrëfikës është lënduar deri sa ishte duke shuar zjarrin te katedralja ‘Notre Dame’.

Sipas informacioneve të fundit, lëndimet që ai ka marrë janë serioze. 

Ai është dërguar menjëherë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Përkujtojmë se katedralja është përfshirë nga flakët në pasditen e së hënës.

Nga raportimet e fundit që janë bërë, pjesa kryesore e katedrales është shpëtuar.

Ajo është e vjetër mbi 800 vite dhe mbartë një histori të tërë mbi vete.

Shumë persona kanë ndarë pikëllimin  e tyre për këtë tragjedi, duke e konsideruar atë si një fatkeqësi botërore.