Një person i lënduar nga akisdenti në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Rreth këtij aksidenti, Indeksonline kontaktoi me zëdhënësin e policisë, Daut Hoxha i cili na konfirmoi se nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK./Indeksonline/
