19:30 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një person i lënduar nga aksidenti mes kamionetës dhe motoçikletës në Drenas

Në mbrëmjen e sotme në fshatin Qikatovë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamionete dhe motoçiklete.

Për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se nga ky aksident ka mbetur një person i lënduar.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qikatov, në mes të një motoçiklete dhe një kamionete. Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK. Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes.”, u shprehë ai./Indeksonline/