Një person i lënduar në aksidentin, në lagjen “Kodra e trimave”
Një person është lënduar në aksidentin midis një veture dhe një motoçikletei i ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen ”Kodra e triave” më saktë në rrugën ”Vëllëzërit Fazliu”.
Siç ka raportuar Indeksonline, motoçikleta është përplasur me veturën.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Indeksonline-n se një person ka mbetur i lënduar, si pasojë e këtij aksidenti.
“Sot rreth orës 13:00 ne rrugën ”Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës , Flora Ahmeti./Indeksonline/