17:15 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një person i lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një person. Rasti është konfirmuar nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se aksidenti në fjalë ka ndodhur pikërisht tek Liqeni i Badovcit.

“Është fjala për një vetaksident të ndodhur në Badovc, policia është në vendngjarje. Nga vetaksidenti i lënduar ka mbetur një person”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Duhet përkujtuar që ditë më parë në afërsi të të njëjtit vend nga një aksident i rëndë humbën jetën katër persona./Indeksonline/