Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj

IndeksOnline më herët raportoi për një aksident në rrugën Drenas-Skenderaj
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se ka nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.
Bëhet e ditur poashtu se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas- Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton Policia e Kosovës.