75 Mall Live Search
15:41 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën, Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bernicë.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti.

” Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën Prishtine-Podujeve,saktësisht ne fshatin Bernice . Ne këtë aksident kane qene te përfshira dy automjete. Si pasoje e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/