75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / k.v

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës tenton ta grabitë një punëtor në vendin e punës në Gjilan

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Gjilan, ku një një burrë ka bërë të ditur se deri sa ishte në vendin e tij të punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka tentuar t’ia merrte paratë, mirëpo nuk kishte arrit.

Lajmi është konfirmuar edhe përmes raportit 24-orësh të policisë, ku mësohet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 04:00.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, transmeton IndeksOnline.

Gjilan 02.06.2024 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte ne vendin e tij të punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të kryej grabitje, mirëpo nuk kishte arritur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/