Një person i vdekur në Pejë, Policia jep detajet
Një person është gjendur i vdekur në qytetin e Pejës. Dëshmitarët për Indeksonline thanë se kanë trupi i pajetë i tij është parë në afërsi të Shkollës Ekonomike.
E rastin në Pejë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka tha se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në fshatin Vitomiricë.
Sipas tij, Policia është duke e punuar intensivisht që të zbardh rastin.
“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një informatë se ne fshatin Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër te prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intensivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova. /Indeksonline/
