Një person i vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Itali
Një vullkan ka shpërthyer sot në një një ishull italian. Si pasojë e këtij vullkani ka humbur jetën një person.
Viktima ka vdekur teksa po mundohej të ecte dhe të largohej nga zona ku zjarri po shpërndahej.
Kjo është konfirmuar nga kryebashkiaku i Lipar-it në Itali.
Ndërkohë zjarrëfiksit janë duke u marrë me dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, kurse shumë turistë kanë zgjedhur të futen në det në mënyrë që të ikin nga zjarri.

Indeksonline ka siguruar sot pamje nga ky shpërthim i vullkanit, ndërsa shumë banorë të kësaj zone u shprehën se dëgjuan zhurmë shumë të madhe teksa vullkani po vinte.
“Ne mbyllën veshët dhe pas kësaj një re e hirt na përfshiu. I gjithë qielli u bë i hirt”, tha Michella Favorito./Indeksonline/
