75 Mall Live Search
18:39 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / Gj Sh

Një person i vë flakën statujës së Cristiano Ronaldos, në vendlindjen e futbollistit

Një incident i pazakontë ka ndodhur në vendlindjen e Cristiano Ronaldos.

Një person, në Madeira të Portugalisë, ia ka vën flakën statujës së sulmuesit të Al Nassr.

Nuk dihet arsyeja qëe ka shtyer këtë person ta bëj këtë gjest jo të mirë, kur dihet se Ronaldo është golashenuesi më i mirë i kombëtares së Portugalisë dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët.

Policia e Portugalisë është në kërkim të këtij personi, i cili në video, nga gjestet e tij shihet edhe duke e kërcënuar me vrasje./IndeksOnline/