75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / k.v

Një person ikë nga duart e policisë në Gjakovë

Një person ka arritur të ikë nga duart e policisë në Gjakovë. Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati, transmeton IndeksOnline.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka kryer veprën penale ‘arratisje e personit të privuar nga liria’”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime nga njësitet përkatëse të policisë së Gjakovës./IndeksOnline/