75 Mall Live Search
17:50 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Një person kërcen nga kati i 5-të nga konvikti në Prishtinë

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Indeksonline mëson se sot në orët e pasdites një person ka kërcyer nga konvikti.

Sipas një dëshimtari që po qëndron i karantinuar, i njëjti person i gjinisë mashkull, ka kërcyer nga kati i 5-të.

Ndërsa ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë personin për ta dërguar në QKUK.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.