75 Mall Live Search
09:08 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Një person mbuloi kameren e një bankomati në Prishtinë, ndërhynë policia…

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje në Prishtinë.

Sipasp njoftimit 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar kishte mbuluar kamerën e një bankomati, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj, policia gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“Sheshi Bill Klinton, Prishtinë, 20.04.2021 – 01:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte mbuluar kamerën e një bankomati. Njësit policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/