Një person në Gjakovë dëmton dy vetura me koktej molotovi

Një person në Gjakovë ka dëmtuar dy vetura, duke i gjuajtur me koktej molotovi.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:49, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Indeksonline/