75 Mall Live Search
09:43 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / FR

Një person në Mitrovicë të Veriut raporton në polici se iu vodh kali

Një burrë në Mitrovicë të Veriut, ka raportuar në polici se i është vjedhur kali nga një person i panjohur.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen Bergjani, të mërkurën.

“Lagja Bergjani, Mitrovicë Veriu  20.11.2024 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një i dyshuar i pa njohur i është vjedhur kali. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.