Një person nga Fushë Kosova raporton në Polici: Dy djemtë e mi 12 dhe 13 vjeç kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për rastet e zhdukjes, të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Një person nga Fushë-Kosova ka raportuar në Policinë e Kosovës, për dy djemtë e tij të zhdukur, njëri 12 e tjetri 13 vjeç
Ai ka shprehur shqetësimin, pasi që kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më, bëjnë të ditur burime të IndeksOnlinet.
Lidhur me rastin në fjalë, ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“PERSON I ZHDUKUR
Fushë-Kosovë, 23.11.2020 – 16:00. Është raportuar se dy meshkuj kosovarë të mitur janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk janë kthyer. Sipas ankuesit ata kanë dalë nga shtëpia edhe disa herë të tjera”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/