Një person nga Gjilani tenton të blinte Iphone me para fals, punëtori lajmëron policinë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për falsifikim të parasë.
Një person në Gjilan kishte porositur një telefon të tipit “Iphone” dhe ai kishte tentuar ta paguante atë me para fals.
“Gjilan 31.12.2020-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si punëtor i postës ka pasur një porosi nga një klient për një telefon ,tipi “Iphone” në vlerë prej 310€ dhe i dyshuari ia kishte paguar duke ia dhënë tri (3) kartëmonedha 3×100€ të dyshuara si para fals. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/