75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 11 Janar 2024 / LB

Një person plagoset me armë zjarri në Rahovec

Një person është plagosur në dorë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në Rahovec.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa për rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të panjohur.

Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.