75 Mall Live Search
20:25 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / Z S

Një person plagoset në Mitrovicë

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

‘’Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën e “UÇK ” së, në Mitrovicen e Jugut.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor’’ ka thënë Avni Zahiti- zëdhëns i Policisë së Kosovës pë rajonin e Mitrovicës.

Më tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në  vendin e ngjarjes janë  gjetur katër gëzhoja.

Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme./Indeksonline/