75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / P M

Plagoset një person në Obiliq, policia në kërkim të të dyshuarit

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në fashatin Milloshevë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor.  

Fshati Milloshevë, Obiliq/15.02.2026 – 18:15. Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe ai sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftimine policisë./Indeksonline/