Një person po e bën gjumin çdo natë në nënkalimin e Prishtinës!
Banorët e lagjes Kalabria në Prishtinë kanë shprehur shqetësimin për shkak se një person po e bën gjumin në nënkalimin e kësaj lagje.
Banorët kanë bërë foto të personit në mesnatën e kaluar ku personi i panjohur shihet në gjumë në nënkalim, i mbuluar me batanije.
Banorët kanë thënë se ndihen të shqetësuar, por edhe të frikësuar nga kjo skenë që sipas tyre ndodhë shumë shpesh. /Indeksonline/
