75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / L K

Një person po intervistohet nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin Banjska

Një person me inicialet M.R është duke u intervistuar në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë vitit e kaluar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistu në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, ka theksuar Elshani.