13:06 / E Martë, 11 Prill 2023 / k.v

Një person raporton se janë zhdukur gruaja e tij dhe dy fëmijët e saj

Policia e Kosovës njofton se një person nga Gjakova ka raportuar se bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12-vjeç, që i kishte pas nga martesa e mëhershme, janë zhdukur.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, më 27 mars 2023, rreth orës 22:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.