75 Mall Live Search
09:16 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / FR

Një person rrihet fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan

Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të premten në Gjilan.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë.