75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Burim

Një person shkakton vetaksident me BMW, në vend të ngjarjes edhe ambulanca

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në qytetin e Ferizajt.

Një veturë e tipit BMW për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë ka dalë nga rruga duke goditur shtyllën elektrike, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton IndeksOnline.

Në disa fotografi të dërguara nga lexuesit e IndekOnline, shihet se në vend të ngjarjes ka arritur edhe ambulanca. /IndeksOnline/