75 Mall Live Search
08:41 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Një person sulmon mediat teksa merrnin në intervistë imamin nga Vushtrria!

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një gazetare në Vushtrri.

Sipas njoftimit të policisë, gazetraja dhe kolegu i saj ishin duke bëre intervistë me imamin e xhamisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull  kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/