75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / P M

Një person sulmon një polic, në Pejë, ishte nën ndikimin e alkoolit

Policia ka arrestuar një mashkull kosovar nën ndikimin e alkoolit, i cili dyshohet se ka penguar dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ku i dyshuari ka shfaqur sjellje agresive ndaj njërit prej tyre. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet e drejtësisë.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë 20.01.2026-03:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi që ai i ka penguar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.  I dyshuari pas intervistimit me vendim  të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e policisë.