75 Mall Live Search
09:16 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / F.R

Një person sulmon zyrtarët e Agjencisë Pyjore dhe arratiset me dru të prerë ilegalisht

Dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës kanë raportuar një incident në Komunën e Shtërpcës, ku një person i dyshuar, duke drejtuar një automjet të tipit xhip të ngarkuar me dru, ka refuzuar të ndalej dhe ka tentuar t’i godiste ata.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari ka injoruar urdhrat për ndalim dhe ka vepruar në mënyrë të rrezikshme ndaj zyrtarëve në detyrë.

Rasti është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Njësitet policore janë angazhuar në hetimin e rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

“Dy ankues kosovarë zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës, kanë raportuar se një person i dyshuar i cili ishte duke drejtuar një automjet-xhip të ngarkuar me dru, nuk është ndaluar dhe ka tentuar ti godas ata. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/