Një person vet*vritet skaj autostradës, afër Fushë Kosovës
Një person ka humbur jetën sot skaj autostradës, në afërsi të Fushë Kosovës. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i cili është gjetur pa shenja jete ka bërë vetëvrasje.
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të incidentit.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

