75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 13 Mars 2025 / FR

Një personi i gjendet elektroshok në valixhe gjatë kontrrollit në Aeroportin e Prishtinës

Të mërkurën rreth orës 16:10, në aeroportin e Prishtinës gjatë kontrrollit të një valixhe ka hasur në disa mjete te dyshimta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një elektroshok dhe një brisk.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria dhe rasti është në procedurë të rregullt.

“Aeroporti i Prishtinës / 12.03.2025 – 16:10. Raportohet se gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar,  janë gjetur dhe konfiskuar një elektroshok dhe një brisk. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./IndeksOnline/