Një personi ia thejnë gjamin e veturës dhe ia vjedhin dokumentet personale

Avni Selimi ka bërë të ditur se është plaçkitur nga disa persona në një parking.
Ai tha se gjersa ishte duke blerë disa gjëra në Viti, vetura e tij është thyer dhe ia kanë vjedhur dokumentat personale që i kishte në një qantë dore,shkruan IndeksOnline.
Por sipas tij, personat që e kryjtën aktin janë kapur nga disa të tjerë.

Postimi:
Mirë se vini Mërgata jon
Kujdesë!!
Sonte isha pre e një vjedhje në një parking në qytetin e Vitis,
Sapo jom futur në një qendër komerciale për të bler diqka, më është thyer vetura dhe më është vjedhur një qant dore me gjitha dokumentet personale,
Pastaj personi i cili e ka kryer kët aktë kishte hudhur qanten disa km më largë!
Dhe jan gjetur nga disa persona të Ndershëm dhe më kan kontaktuar nëpër mjet rrjeteve sociale të cilët dua ti faleminderoj nga Zemra.
Tani gjitha dokumentet më jon kthyer dhe se sigurisht po ndihem mirë.
Policia jon po miret me rastin dhe posedojn gjitha inqizimet dhe lëvizjet e personit i cili ka kryer kët vjedhje.
Me Respekt
A.Selimi
