75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / MSH

Një personi në Leposaviq i vidhen paratë në veturë

Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur një shumë parash.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Leposaviq.

Ankuesi njoftoi policinë se persona të panjohur i kishin marrë nga vetura para në një vlerë të konsiderueshme.

“Është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve” bëhet e ditur në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, raporton Indeksonline.