Një personi në Obiliq ia djegin arën, i dëmtohen 1200 trupa të arrave

Një person në Obiliq ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin arës së tij të mbjellë më arra.
Duke thënë se si pasojë e zjarrvënies, atij i janë dëmtuar 1200 trupa të arrave.
“ZJARRVËNIE – Hade, Obiliq 19.08.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin arës se tij të mbjelle me arra me ç’rast i janë dëmtuar 1200 trupa të arrave. Zjarri është lokalizuar nga vet ankuesi. Rasti nën hetime.” thuhet në raportin e policisë.