75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Një personit në Istog i digjet kombi, traktori e mjetet e punës

Një person në Istog ka njoftuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri ishte përfshirë një automjet kombi.

Si pasojë, zjarri ka përfshi edhe një garazhe në të cilën kishte pas një traktor dhe mjete pune, transmeton Indeksonline.

Sipas viktimës nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme dhe nuk ka pas ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin./Indeksonline/