Një “pick-up” vetaksidentohet në Arllat

Një vetaksident trafiku ka ndodhur çaste më parë, me automjetin që ka përfunduar jashtë rrugës, raporton Indeksonline.
Teksa po udhëtonte me automjet të llojit “pick-up”, me targa “07”, në afërsi të Arllatit, një shofer është vetaksidentuar.
Shoferi ka humbur kontrollin e timonit dhe ka përfunduar jashtë rrugës, teksa akoma nuk dihet nëse i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Njëjtë nuk dihet edhe nëse ka pasur pasagjerë në këtë automjet.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:



