75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 22 Korrik 2025 / Z S

Një pionier i vërtetë: I riu 21-vjeçar Mendim Maloku sjell HYROX zyrtarisht në rajonin shqiptar

Në moshën vetëm 21-vjeçare, djaloshi nga Berlini me origjinë shqiptare, ish-lojtar i Bundesligës dhe tashmë sipërmarrës në fushën e sportit, ka sjellë për herë të parë zyrtarisht HYROX në rajonin shqiptar.

Ai është personi i parë i licencuar që përfaqëson këtë disiplinë të re dhe revolucionare në rajon.

Mendimi është themeluesi i Think Athletic, një qendër atletike moderne dhe profesionale, e specializuar për përgatitjen fizike të atletëve.

Think Athletic është gjithashtu palestra e parë dhe e vetme zyrtarisht e licencuar në rajonin shqiptar që ofron stërvitje për HYROX.

Palestra operon me tre trajnerë profesionistë, të specializuar në stërvitjen funksionale dhe përgatitjen për garat HYROX.

Por çfarë është HYROX?

HYROX është një format ndërkombëtar i garave që kombinon vrapimin me ushtrime funksionale si shtytje sledgesh, ngritje peshe, stërvitje me ski-erg dhe më shume, një sfidë që teston qëndrueshmërinë, forcën dhe disiplinën fizike të çdo pjesëmarrësi.

Kjo disiplinë është rritur me shpejtësi në gjithë botën, dhe tani për herë të parë është i pranishëm edhe në trevat shqiptare, falë iniciativës dhe pasionit të një të riu vizionar.

Me përkushtimin për të ngritur nivelin e sportit funksional dhe atletik në komunitetin shqiptar, ai synon të frymëzojë një brez të ri sportistësh dhe të sjellë standarde ndërkombëtare stërvitjeje në vendet tona./Indeksonline/