Një pjesë e Gjakovës në errësirë, biznesmenët i “qesin në dritë” gjeneratorët

Një pjesë e qytetit të Gjakovës ka mbetur pa energji elektrike pothuajse tash e 7 orë.
KEDS-i kishte njoftuar paraprakisht se punimet në rrjet do të shkaktojnë reduktime në disa zona nga ora 10 deri në ora 14, raporton IndeksOnline.
Por, duket se një pjesë e qytetit ende nuk është rikthyer në normalitet dhe reduktimet po vijojnë.
Kjo ka bërë që shumë pronarë biznesesh t’u heqin pluhurin gjeneratorëve dhe të lidhen në rrjetin e tyre, për të mos pësuar dëme në bizneset e tyre.
Ende nuk dihet se për sa gjatë do të vazhdojë kjo situatë./IndeksOnline/