19:30 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Një pjesë e kryeqytetit pa energji elektrike

Një pjesë e madhe e kryeqytetit pasditen e sotme ka mbetur pa energji elektrike.

Ndërprerje të energjisë ka në Qendër, në Dardani dhe në Arbëri.

Banorët e këtyre lagjeve kanë njoftuar redaksinë e Indeksonline se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë rreth orës 18 e 30.

Ende nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së energjisë, ndërkohë Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për shkaqet e ndërprerjes./Indeksonline/