Një pjesë e Prishtinës, pa ujë të pijshëm që nga mbrëmë
Një pjesë e Prishtinës që nga mbrëmë ka mbetur pa ujë të pijshëm.
Saktësisht banorët e rrugës ” Agim Ramadani”, “Tring Smajli” dhe ” Bajram Kelmendi” me zonat e vogla po ballafqohen me këtë problem.
Kjo është si pasojë e një defekti, derisa thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit që nga nata e kaluar janë në vendin e ngjarjes për të eleiminuar problemin./Indeksonline/