75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Një pjesëtar i Fenerbahçes infektohet me koronavirus

Skuadra e madhe turke e futbollit, Fenerbahçe, të martën i është nënshtruar testimit për koronavirus.

Rezultati është bërë i ditur të enjten mbrëma, ndërsa është konfirmuar se një punëtor në qendrën stërvitore ka dalë pozitiv.

Ndërkohë Fenerbahçe ka njoftuar se një i punësuar tjetër është në dyshim për mundësinë të jetë me koronavirus. Dy të punësuarit do të testohen sërish të premten.

“Si rezultat i kësaj, stërvitja e nesërme e ekipit është anuluar”, ka njoftuar Fenerbahçe.

Te Fenerbahçe luan sulmuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi.