75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / k.v

Një plak në Ferizaj shkon për kontroll te mjeku me pistoletë në brez, alarmohet stafi mjekësor

Një 76-vjeçar nga Ferizaj ka shkuar mbrëmë për kontroll të mjeku, ndërsa gjatë trajtimit mjekësor stafi ka vërejtur se pacienti është i armatosur, transmeton IndeksOnline.

Mjekët menjëherë kanë telefonuar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar pistoletën me tre fishekë.

I dyshuari nuk është intervistuar nga hetuesit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Të martën, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj një person është vërejtur se posedon armë zjarri.  Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin  B. B (M/K), i moshës 76-vjeçar, tek i cili kanë gjetur armë e zjarri ( pistoletë) me tre fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin po merret Njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Ferizaj./IndeksOnline/