14:59 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Një po ik tjetri po vjen, Ajaxi transferon pasardhësin e de Ligt

Matthijs De Ligt do të largohet nga Ajaxi në fund të sezonit pas një përformance të shkëlqyer, ku arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por skuadra holandeze menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij për të mos lënë vendin bosh, shkruan Indeksonline.

Ajax ka zyrtarizuar transferimin e Kik Pierie nha Heerenveeni, me mbrojtësin që do të bashkohet me 1 korrik.

Mbrojtësi i ditëlindjes 2000 ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Në Eredivisie 18-vjeçari ka shënuar gola, duke përfshirë edhe finalizimin ndaj Ajaxit në “Johan Cruijff Arena”, janarin e kaluar (Ajax-Heerenveen 4-4). /IndeksOnline/