Një polic sulmohet në Pejë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një polic në komunën e Pejës është sulmuar sonte nga një person.
IndeksOnline mëson se dyshohet që polici Shpëtim Tafilaj është goditur me veturë nga një person.
Po ashtu, IndeksOnline mëson nga burimet se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Incidenti ka ndodhur në Vitomiricë, afër restorantit “Podguri”.
I arratisuri dyshohet se është i armatosur./IndeksOnline/